Lajme

Analisti politik i propozon LDK-së, dy raunde për zgjedhjen e kryetarit. Parashikon se çka do të ndodhë më 3 gusht!

07/30/2019 12:59
nga:N M

Katër ditë kur kanë mbetur deri në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës e ku do të zgjedhet kryetari dhe kryesia e re, analistë në vend kanë qëndrime të ndryshme se si do të shkoj ky proces por edhe kush mund të vie në krye të partisë.

Politologu Ramush Tahiri në një bisedë për Gazeta Blic ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës i ka procedurat e ndërlikuara të zgjedhjeve të brendshme që sipas konceptit nuk duken demokratike, por që kanë favorizuar dhe nxisin edhe tash llojin e partive lideriste.

Sipas tij në LDK deri tani nuk ka kandidatura të hershme për të marrë drejtimin e partisë e që nisin si propozime nga degët si një organizim themelor në teren.

“Fakt i dëshmuar është se pretendentët për vendin e udhëheqësit në parti nuk e kanë shpalosur programin e vet përpara anëtarësisë dhe publikut dhe duket nuk do ta bëjnë as në Kuvendin Kombëtar të LDK-së, por në skenë do të dalin koalicionet dhe përkrahjet e brendshme strukturore”, vlerëson Tahiri, raporton Gazeta Blic.

Ai madje ka thënë se do të ishte e udhës që LDK të ndjek edhe këto procedura gjatë Kuvendit të 3 gushtit kur edhe pritet të zgjedhet kryetari i ri i partisë për një mandatë katër vjeçar.

“Unë konsideroj se në Kuvend do të ishte mirë të kishte dy rrathë votimesh për kryetar e ndoshta edhe për Kryesi. Në radhën e parë të propozohen me shumë kandidatë dhe në Kryesi të zgjidhen sipas radhitjes së votave, ndërsa për kryetar në radhën e parë të dalin më shumë kandidatë ndërsa në herën e dytë për votim të shkojnë tre të parët nga të votuarit. Kjo do të ishte demokratike dhe në masë të madhe do të parandalonte përçarjet”, thotë ai.

Tahiri nuk beson bazuar nga kaluara në LDK, se do të aktivizohen pikëpamjet dhe idetë e reja për një organizim të brendshëm dhe proces të vendimmarrjes në këtë subjekt politikë.

“LDK nga fraksioni i madh LDK-LDD nuk po e kthen më famën dhe ndikimin, e ky Kuvend edhe lër faktin e mbajtjes së shpejtë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, është shumë i rëndësishëm edhe për faktin se a e ruan LDK unitetin e brendshëm funksional dhe mbi këtë përkrahjen e zgjedhësve pra qytetarëve votues”, vlerëson ai.

Sipas tij në Kuvendin e LDK që do të mbahet këtë të shtunë është e parëndësishme se kush nga emrat e përfolur për kryetar Isa Mustafa, Vjosa Osmani Lutfi Haziri, Agim Veliu , Kujtim Shala do të zgjedhet, sepse secili ka merita dhe ka ndikim në LDK dhe në elektorat.

“E keqe do te ishte sikur këta ta luftonin e jo ta konkurronin njëri tjetrin”, tha Tahiri, shkruan Gazeta Blic.

10/13/2019 22:56

E thotë Agim Veliu: Do të jetë e vështirë arritja e marrëveshjes me Lëvizjen Vetëvendosje, për bashkëqeverisje