Showtime

Alketa Vejsiu nis pushimet, publikon pamje përrallore nga plazhet italiane

07/12/2019 13:08
nga:L I

Pas përfundmit të emisionit të fëmijëve “Në Kurthin e Piter Pan”, moderatorja shqiptare ka gjetur pak kohë për pushime, shkruan GazetaBlic.

Ajo ka vendosur t’i bëjë disa ditë të mira pushimi, duke zgjedhur kështu si destinacion Italinë, ashtu si një pjesë e madhe e shqiptarëve.

Në Instagram, moderatorja e ekranit shqiptar ka publikuar pamjet mahnitëse nga vendi ku po pushon.

“Dhe pastaj në Itali, më e bukura nga të gjitha”, shkruan Alketa Vejsiu në një nga fotografitë e publikuara.

Vejsiu vazhdon të mbetet njëra nga moderatoret më të dashura për publikun, ku edhe këtë vit ishte prezantuese e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. /GazetaBlic