Lajme

Ali Ahmeti jep detaje për marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë

06/13/2018 21:08
nga:D.I

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ahmeti ka folur për marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës për emrin e Maqedonisë.

Sipas Ahmetit, marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, nga kryeministri maqedonas dhe homologu i tij grek.

Në ceremoninë e nënshkrimit do të marrin pjesë krerë të Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur Ahmeti.

Kreu i BDI’së ka thënë se emri i ri i Maqedonisë përfundimisht do të jetë Maqedonia e Veriut.

Ai ka treguar se ka pasur edhe opsione tjera për emrin e Maqedonisë, por që s’kanë qenë të pranueshme.

 

08/17/2018 21:56

Ahmeti deklarohet kundër Hashim Thaçit, thotë se ai nuk ka platformë për Luginën e Preshevës