Lajme

Albin Kurti thotë se nuk e di sa ka qenë numri i protestueseve, por, kjo është porosia e tij!

10/01/2018 22:07
nga:Gazeta Blic

“Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s’e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën”, kështu ka thënë Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Kurti ka falënderuar gjithë qytetarët e vendit që kanë dalë në protestë.

Tutje ai ka ritheksuar parullat e këngët që u thanë me 29 shtator.

Në fund të shkrimit të tij, i pari i Vetëvendosjes ka shkruar edhe në gjuhën angleze duke thënë se “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.

Shkrimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:

Nuk e dimë sa njerëz kishte në protestën e 29 shtatorit në Prishtinë, por e dimë se ishin dhjetëra e dhjetëra mijëra, s’e nuk ka fotografi që ta ketë përthekuar tërë masën, se nuk kishte vend për më shumë njerëz në Shesh dhe në Bulevardin ‘Nëna Terezë’.

Protestë paqësore, masovike, madhështore. Qyetarë të ndërgjegjshëm, të përgjegjshëm, të bashkuar. Populli nuk është turmë, aq më pak i paarsyeshëm, aq më pak i dhunshëm, aq më pak i paditur. Në anën tjetër ishte një individ – iracional, i dhunshëm, injorant, aq më shumë që rastis të jetë president.

S’lanë gjë pa i bërë këtij populli. E gënjyen, e fyen, e vodhën, e rrudhën. E sa i mirë, i dlirë, i dashur, i pjekur, që u shfaq. Zemrën e kam të mbushur me gëzim e sytë me shpresë. Ju falenderoj ashtu siç do t’ju shërbej – përjetësisht!

Ndërkohë, kënga e parullave të asaj dite ende më jehon në kokë e krahëror:

Jo pazare

me troje kombëtare!

Nuk jepet Ujmani,

Nuk lejon Sovrani,

Nuk thahet Vatani!

Pazaret le t’i ndalim

Trepçën nuk e falim!

Duam shtet,

Me sovranitet!

Pa vasalitet!

Bisedime me parime:

Shtet me shtet!

– me dinjitet!
– me reciprocitet!

Presidenti s’ka mandat,

Kot endet poshtë e lart!
Për problemet akute,

Një kut, e jo dy kute!
Duam president!

Jo precedent!
Duam Kryetar!

Jo kryetuxhar!

Pazaret e Hashimit

Pazare të Nasradinit!

Bakshishet rreth kufinit,
Gozhdë e Nasradinit!

2.000 hektarë Maqedonisë,
8.000 Malit të Zi,

Sa është haraçi

I pazarit me Serbi?
Zbato Kushtetutën!

Ose hape rrugën!

Dikur Rankoviqi,

Dje Milosheviqi,

Sot Vuçiqi!

Çobani batakçi,

E sjell ujkun në shpi!

Republika – Demokraci!

Pazaret – Autokraci!

S’e qesim në pazar Luginën

E duam sa Prishtinën

Rinia, Gratë

dhe Diaspora,

janë Fitorja!

Mërgata atdhetare,

Evropa jonë shqiptare!
Duam hyrje në Evropë

Jo dyndje nëpër botë!

Pa punë rinia,

Kur vjedh qeveria.

Pa art e pa kulturë,

Qeveri e sëmurë.

Qeveria pa gra,

Po as burra s’ka.
Punë për krejt

Rrogë e njëjtë.

Dy vjet luftë,

10 vjet festë,

20 vjet pazare…

Koha për protestë!

The people won’t give in to one man!

Democracy is not ethnic demography!

The people are one, Thaçi is alone!

“Peaceful ethnic cleansing”?

A perverted Fascist dream!

The poëer of the people is stronger than the rulers in power!

Cut their dirty finances, not our land!

09/21/2019 16:51

Kurti në Viti thotë se tarifa 100 përqind nuk ka qenë politikë e VV-së