Showtime

Alban Skenderaj, zgjedh një mënyrë më ndryshe për të festuar Shën Valentinin?

02/14/2018 18:30
nga:E Sh

Alban Skenderaj dhe Miriam Cani janë ndër çiftet më simpatike shqiptare, shkruan GazetaBlic.

Që nga fillimi i karrierës ata kanë bashkëpunime të shumta e të cilët duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit, madje mund të themi që janë i vetmi çift që nuk ka pasur krizë martesore. E këtë e dëshmojnë çdo ditë me paraqitjet e tyre.

Pasiçë sot është Shën Valentini, Albani dhe Miriami kanë marrë një iniciativë për të pastruar ambientin, e siç duket në këtë mënyrë çifti po e presin festën.

‘Te duash Natyren do te thote te duash veten! Fali pak dashuri dhe ajo do te ta kthej 100 fish! Gezuar Shen Valentinin te gjitheve!
Suksese ne kete nisme miku im ‘ – është mbishkrimi i shoqëruar me foto.

Kujtojmë se Albani dhe Miriami së fundmi kanë sjellë edhe projektin e ri ‘Dhurata’, që i dedikohet vajzës së tyre. /GazetaBlic./

05/15/2018 17:23

Kosova do të marrë pjesë në projektin “Football for Friendship”