Showtime

“Aj em not llajk ë ë ë FASADË”, Jonida Maliqi na bën horë në Eurovision

05/15/2019 11:38
nga:L I

Jonida Maliqi ka disa ditë që po qëndron në Tel Aviv, atje ku dhe po mbahet “Eurovision 2019”, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja e cila do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës” do të këndojë në natën e dytë gjysmëfinale, të enjten.

Padyshim që nuk kanë munguar edhe intervistat e shumta që ajo ka dhënë për televizione të ndryshme, mirëpo si gjithmonë thujase, edhe kësaj radhe anglishtja lë për të dëshiruar.

Alesia Michelle ka realizuar një intervistë me Maliqin, ku e ka komplimentuar atë për stilin e saj, por kur erdhi puna për t’i kthyer përgjigje në pyetjet që ajo i bënte, Jonida Maliqi ia huqte në shumë prej rasteve.

Më pëlqen të këndoj, ndjehem sikur fluturoj dhe ndjehem sikur jam në një tjetër dimenzion. Jam e lumtur kur këndoj”.

Ndërsa kur flet për modën, ajo përdor fjalë që në kontekstin në të cilin tenton të përgjigjet nuk përdoret në gjuhën angleze.

“I’m not like a a a a …FASADE”, thotë Maliqi, duke tentuar të shpjegojë se nuk është fals, por që në fakt nuk është fjala e duhur./GazetaBlic

Shikoni videon: