Lajme

Ahmeti tregon se kur është njoftuar me Thaçin, Veselin e Haradinajn

06/13/2018 22:20
nga:D.I

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka dhënë një intervistë ekskluzive në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka treguar se kur dhe ku i ka takuar Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, sot krerë të institucioneve në Kosovë.

“Hashimin e kam njohur në konferencën që e kemi mbajtur në Kollar, në 93-tën”, ka treguar Ali Ahmeti.

“Kadriun nëse s’gaboj pak më herët, për shkak se e ka pasur një Sabitin kushëri, që ka qenë me neve”, ka kujtuar ai në T7.

“Ramushin e kam njohur para 93-tës, diku në 90-tën, në 91-tën”, ka thënë Ahmeti, duke theksuar se me Haradinajn është njohur në Perëndim.

 

 

08/26/2018 15:59

Ahmeti për McCain: Hero i kohës tonë, prehu në paqe