Lajme

Agim Veliu tregon nëse LDK i bashkohet VV-së në protestën kundër Aleksander Lumezit

04/23/2019 13:08
nga:Gazeta Blic

Lëvizja Vetëvendosje, duket se do të jetë e vetme në protestën e paralajmëruar për të premten e kësaj jave kundër Kryeprokurorit të shtetit Aleksandër Lumez, pasi që asnjë nga subjektet tjera politike nuk kanë shprehur vullnetin për të protestuar.

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, ka konfirmuar për “Gazeta Blic” se partia e tij nuk do të marrë pjesë në këtë protestë.

“Nuk i kemi në agjendë njëherë protestat”, tha Veliu, duke shprehur kundërshti.

As subjekti tjetër opozitar PSD, nuk do të marrë pjesë në protestën e thirrur nga VV-ja.

Këtë e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e kësaj partie Natyra Kuçi.

Ndryshe, kjo protestë e thirrur për në orën 11:55 ka për qëllim për të shprehur kundërshti me punën e kryeprokurorit Lumez, dhe largimin e tij.

“Ai nuk e ka bërë punën kundër kriminelëve. Nuk ka ngritur akuzat e duhura, as për mafiozët, as për dhunuesit seksualë, as për qeveritarët e korruptuar. Prandaj kriminelët falë tij janë të lirë, madje të fuqishëm. Mblidhemi për protestë paqësore e qytetare të premten, në orën 11:55, të kërkojmë largimin e kryeprokurorit që nuk e bën punën e vet, por i merr shtatë rroga”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Përveç kësaj proteste VV-ja, është duke mbajtur tubime me qytetarë nëpër komuna, si mobilizim për një protestë kundër qeverisë “Haradinaj”. /Gazeta Blic/

05/24/2019 23:03

Gashi skeptik që do të ketë koalicion mes LDK-së e VV-së: Do të provokonte zgjedhjet