Cool

Aeroplani i ndërtuar në fund të viteve ’50-a vazhdon të jetë më i shpejti në botë

11/06/2019 07:21
nga:Natyra

Edhe pse u ndërtua dekada më parë, vazhdon të jetë ende aeroplani më i shpejtë në botë.

Lockheed SR-71, i krijuar në fshehtësi në fund të viteve të 1950-a, ishte në gjendje të fluturonte në lartësi ekstreme dhe të tejkalonte shpejtësinë e një rakete.

Deri në ditët e sotme, ai mban rekordin për lartësinë më të madhe në fluturimin horizontal dhe shpejtësinë më të madhe për një aeroplan joraketor.

Ai u projektua të ishte pjesë e një familje avionësh spiunë për të hyrë në territorin e armikut, pa u qëlluar nga poshtë apo pa u zbuluar, në një kohë që nuk kishte satelitë dhe dronë.

Aeroplani fitoi nofkën Blackbird (Zogu i zi) çka e bëri aeroplanin të dukej ndryshe nga gjithçka e ndërtuar më parë, një model që nuk ka humbur asgjë nga shkëlqimi i tij.