Showtime

Adelina dhe Vali ditën e të dashuruarve po e festojnë me djalin, Uliksin (FOTO)

02/14/2018 20:28
nga:L I

Ka pak kohë që diva e muzikës shqiptare është kthyer në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Menjëherë ajo është bërë pjesë e serialit vendor “O sa mirë” ku po luan rolin e drejtoreshës së shkollës.

Adelina dhe Vali tashmë janë prindër të një djali të quajtur Uliks.

Diva e muzikës i është përkushtuar tërësisht familjes, duke bërë kështu të pamundur lansimin e ndonjë projekti të ri muzikor.

Për ditën e të dashuruarve ata kanë vendosur të darkojnë në një restorant, por ajo çfarë bie në sy është se çifti edhe këtu, pjesë të kësaj darke kanë bërë djalin e tyre, Uliksin.

“Ti je çdo arsye, çdo shpresë, çdo ëndërr. Të dua” ka shkruar Adelina në fotografinë e publikuar./GazetaBlic

07/31/2018 12:28

Kaq të bukur, Adelina Ismailin vështirë ta keni parë ndonjëherë