Opinion

A të përgatitemi për zgjedhje?!

01/06/2020 16:35
nga:Labinot Krasniqi

Shkruan: Labinot Krasniqi

VV dhe LDK, duhet që ne fillim të pranohet që janë parti tërësisht të ndryshme.

Njëra asnjëherë nuk ka qenë në pushtet dhe kjo e ka sjellë në ketë nivel, si fitimtare të zgjedhjeve. LDK, ka qenë në pushtet, duke bërë koalicion me parti të tjera politike, e që veç dëm i ka bërë.

VV, është një subjekt politik i cili ka qenë kundër të gjithëve, derisa LDK ka qenë kundër të gjithave, por koalicioni i ka bërë bashkë thuaja me të gjitha, koalicioni i dështuar VLAN, mandej me atë që dihet që ka ndarë pushtetin.

Derisa, LDK veç irritonte elektoratin e vetë nga këto koalicione, mos hapja e vërtetë ndaj gjeneratës së re, ndaj kërkesës së elektoratit të saj, VV e bënte të kundërtën. Hapi dyert, madje hapi dyert edhe ndaj atyre që nesër mund t´i bëhen barrë e madhe sepse janë të rritur në një shkollë tjetër qeverisese.

Mandati i kaluar disi i bëri bashkë, e shfaqen mirë edhe para publikut, sidomos kryetarët e këtyre subjekteve politike, atëherë nuk shfaqeshin niveli i tjetër i përfaqësimit në parti. Pak hapa të përbashket si opozitë i mbaj mend, por prapë ajo formë e komunikimit me publikun i bëri këta të fundit të besojnë së një koalicion ndermjet tyre është i mundur, madje edhe në degë, nivel lokal, nisen të ken komunikim me të mirë, disa mendonin edhe zgjedhjet lokale.

Kur ishin në ketë nivel bashkëpunimi erdhi koha e zgjedhjeve të parakohshme dhe kur diskutoheshin listat e subjekteve politike, para afatit ligjor për të paraqitur, dështoj marrëveshja ndërmjet VV dhe LDK. U pajtuan për të bërë koalicion pas-zgjedhor.

Fushata elektorale i gjeti duke ruajtur në një masë njëri tjetrin, por kishin edhe disa fjalë ngacëmuese, por që veç i bënin dëm bashkëpunimit të shumë përfolur.

Doli rezultati zgjedhor hyrja e NISMA-së në parlament, sikur i dha krahë LDK-së, meqë diferencën ndërmjet tyre e bëri të jetë vetëm një deputet. VV, luftoj shumë që të mban numrin fillestar të vendeve të siguruara, por nuk arriti.

Pas kësaj një ishte e qartë, VV doli partia e parë, partia fituese e zgjedhjeve, e ndjekur nga LDK e cila mbeti mbrapa për 14,485.

Edhe, mendoj që vetë LDK e ka humbur ketë mundësi të jetë subjekti i parë, madje ata duhet të frikësohen që do të jetë kështu edhe për zgjedhjet e ardhshme, prapë për fajin e tyre. Paten një kandidate qe e deshironte elektorati i LDK-së.

VV dhe LDK, duhet të përgëzohen për një standart të ri të vënë në procesin e formimit të qeverisë, e para, që partia fituese e merrë edhe poziten e udhëheqjes së qeverisë, kryeministrin.

Një standart tjetër i mirë, konsideroj, ishin takimet e grupeve punuese dhe dakordimi për programin qeverisës. E gjithë kjo dukej mirë për publikun. Ato kryen punë, u pajtuan për gati 100% të programit, ishte për duartrokitje, sepse arriten shpejt, shumë shpejt. Asgje nuk u publikua, por deklaratat i publikonin të tilla.

Pjesa e ndarjes së përgjegjësive, sikur ngeli tek pozita e ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe tek ajo e presidentit. Derisa ishte ky diskutim, une në mendje kisha atë pajtueshmërinë e me hershme, besimi i krijuar nga të bërit opozitën në koordinim, sado që isha dhe jam skeptik që këto dy subjekte mund të qeverisin pa ato sulmet e anëtarëve te tyre nga niveli i dyte, tretë.. sidomos luftes në rrjete sociale, madje duke përdorur në raste edhe media apo gazetarë.

Madje, me ironi mendoja qe koalicioni është gati, mbetet veç të kthjellin Albinin për temat me rëndësi që mënjëherë do të përballet, ketë ma dëshmonin edhe vizitat e tij dhe takimet e shumta me akterë të rëndësishëm.

Sa me shumë që zbehej koalicioni ndërmjet tyre aq me shumë bëhej lufta për të fituar tek publiku duke pasur edhe njëherë ballin hapur për t´i dalë qytetarit para, në rast të zgjedhjeve lokale. Unë, mendoj që ketë ´´luftë´´ e ka fituar VV, qoftë nga komunikimi i hapur, që mund të konsiderohet edhe jo fer ndaj një partneri potencial që diskutonin prapa dyerve të mbyllura, por fajin duhet ta marrin kreret e LDK-së, që 2 apo 3 vetë tregonin shefin, mandej pa-fuqia e kryetarit të saj me komuniku me qartë e ne kohë me publikun, disi fshehja e kandidates nga deklaratat e të tjerëve, që ishin në kundërshti me ate dhe vetë kryetarin e partisë.

Kësaj pjese i shtonin mandej edhe pozicionet e partisë, duke i mbledhur herë deputetet, herë kryesinë, herë këshillin. Thjesht, qasja e VV në ketë periudhë ka qenë me e lehtë, ata flasin si subjekt që nuk kanë sjellë vendin në gjendjen që është, LDK, ka marrë pjesë në ketë, edhe kur të tjerët ishin Zot të koalicionit dhe i bënin dëm vendit. VV, e ka me lehtë edhe nëse vendi shkon në zgjedhje.

U bë kohë e gjatë, nuk ka marrëveshje, edhe pse shihet si zgjidhja e vetme e këtij ngërçi, LDK ka qendrimet e veta, VV të vetat. Madje, pozita që ishte paraparë për LDK, u votua t´i kaloj VV-së që në seancën e parë. Tashmë, kur Kurti takohet me presidentin dhe merrë të drejtën për të udhëhëqur qeverinë, natyrisht kur siguron një shumicë, i ka ditet e numruara.

VV dhe LDK, janë para një momenti historik. VV, mund të shkoj në zgjedhje, pa ndryshuar asnjë gjë në programin qeverisës e as në listën e kandidatëve për deputet. LDK, duhet të kuptoj që Vjosa nuk e ka momentumin e njëjtë më, madje rrezikon ketë % që ka marrë. Po e them ketë, nëse bllokata është bërë për të ardhur në ketë pikë.

Por, kjo rrugë, është rruga me e keqe për vendin dhe qytetarin. As bërja e qeverisë së ardhshme nuk do të jetë me e lehtë, sidomos nëse pranohet fakti që PAN duhet të shkoj në opozitë. Derisa, VV po humb një partner, e partnerët duhet t´i gjej tek PAN.