BLIC.TV

A mund t`i mbroj ushtria kufijtë e Kosovës, kjo është përgjigja e Agim Çekut

06/14/2019 22:55
nga:Gazeta Blic

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Agim Çeku, në emisionin “Blic Interview me Astrit Gashin” ka folur edhe për kapacitet dhe buxhetin që ka ushtria e Kosovës. Sipas tij duhet kohë që gradualisht ushtria “të forcohet” nga dita në ditë.

“Konceptim i mbrojtës së Kosovës është temë në veti, janë disa faktor. Kosova në radhë të parë do ta ketë forcën e vetë, unë i siguroj qytetarët e Kosovës se Kosova do ta ketë por edhe sot e ka një ushtri e cila do të gëzoj respekt te miqtë sidomos, por edhe të kundërshtarët sidomos te armiqtë respekt. Për nga forca, e vet organizimi dhe kapacitet e veta ne do të prodhojmë efekt sh`kurajimi te kundërshtarët që askush mos t`ia mësyj Kosovës sepse Kosova ka me çka të mbrohet e ka një ushtri shumë mirë të motivuar, të trajnuar, të organizuar por edhe ka miq e ka KFOR e ka NATO-n, këtu mbrojtja e Kosovës nuk varet vetëm nga ushtria jonë, KFOR është këtu dhe si pikë të parë e ka të mos lejoj kthimin e forcave serbe në Kosovë’, thotë ai.

    #BLICINTERVIEW | I ftuar, ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku