Lajme

A mund t’i bashkohet Nisma PDK-së: Kjo është përgjigja e Fatmir Limajt

10/24/2019 23:13
nga:Gazeta Blic

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për dialogun dhe të ardhmen e tij politike.

Limaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova nuk duhet ta humbasë mbështetjen e Amerikës kur vjen në pyetje kërkesa për dialog.

Ai ka thënë se Kurti pavarësisht raporteve personale me Thaçin ai në kuadër të institucioneve duhet të bashkëpunojë.

I pari i NISMA-s ka thënë se Kosova duhet të ketë opsionet e veta në tryezë pasi sipas tij opsionet e të tjerëve nuk mund të ndalen.

“Ato mund të refuzohen por ne nuk mund t’i ndalim të paraqiten në tavolinë”.

I pyetur për ftesën që ish-këshilltari i Presidentit Thaçi, Ismail Syla i ka bërë Limajt për t’u rikthyer në PDK, Limaj ka thënë se atë aktivitet e ka përfunduar para gjashtë vitesh.

“Është një pjesë e mbyllur e jetës sime politike dhe fillimi i një jetë të re. Kanë kaluar gjashtë vite dhe gjërat kanë lëvizur”.

Lmaj thotë se bashkëpunimet si partnerë në pozita të ndryshme nuk i kemi përjashtuar asnjëherë edhe për të ardhmen.

11/13/2019 08:47

Zyrtari i Nismës: Supremja do ta vërtetoj vendimin e PZAP, askund nuk lejohet helmimi i procesit zgjedhor