Lajme

A mund të çohet në kushtetuese vendimi i Thaçit për KQZ-në? Tregon Baraliu

03/27/2019 18:03
nga:A. R.

Pas një viti bllokimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nesër do të bëjë zhbllokimin e këtij Komisioni, kështu duke dekretuar anëtarët e rinj.

Por, presidenti jashtë KQZ-së, ka vendosur t’i lë Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Partinë Socialdemokrate dhe Nismën. Këta të fundit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre pas vendimit të presidentit që Nisma të mos ketë përqafueses në KQZ, ata kanë paralajmëruar se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Rreth kësaj, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese Mazllum Baraliu. Ai, shpjegoi se si duhet vepruar partitë politike që ta çojnë lëndën në Gjykatën Kushtetuese.

“Kanë te drejtë që ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese, jo si subjekte politike por deputetët e tyre kanë të drejtë të iniciojnë parashtresën e lejon kushtetuta dhe mandej varet nga Gjykata se çka bën. Sepse ata janë të pakënaqur me vendimin e presidentit për emërimin dhe betimin që do ta bëjnë anëtarët e rinjë. Është e drejtë e tyre ta çojnë lëndën në Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur Baraliu.

 

Tutje ai tha që AAK e Nisma mund të bëhen bashkë që ta çojnë lëndën në Gjykatën kushtetuese për shkak se NISMA ka më pak deputetët. Por që mundën edhe vetmas.

Kurse, gjatë ditës së sotme, shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Bilall Sherifi ka thënë se ai do të bëjë çmos që ta çoj vendin në zgjedhje të parakohshme, dhe që partia e tij do ta ketë përfaqësuesin e tyre në KQZ.

“Unë do të bëjë thirrje brenda NISMA-s dhe juve cdo ditë që sa më shpejt të shkohet në zgjedhje dhe të ketë sa më jetë të shkurtër kjo KQZ. Do të bëjë ç’mos që NISMA të ketë anëtarin e vet brenda 6 muajve, do të thotë pas zgjedhjeve”, u shpreh ai.

10/13/2019 13:04

​Ja si u helmuan zyrtarët e KQZ-së nga zarfet e ardhur nga Serbia