Lajme

A ka mbetur jashtë Kuvendit Ismet Beqiri? Ja e vërteta!

10/10/2019 11:08
nga:Gazeta Blic

Dje u raportua në media se kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Ismet Beqiri, nuk ka arritur të zë ulëse në Kuvend, pasi që u tha se ka marrë vetëm 5500 vota.

Beqiri, në një përgjigje për “Gazeta Blic” e ka demantuar këtë lajm. Ai ka thënë se deri tani ka afër 7000 vota dhe është në pritje të rezultateve definitive.

“Lexova dje në një portal dhe sot në një tjetër gjoja se unë kam marr 5500 vota. Kjo eshte nje e pavërtetë dhe spekulim. E para, Dega e I-rë Kodra e Trimave, Kryetar i te cilës jam, ka dal Degë fituese në Prishtinë nē zgjedhjet e 6 tetorit, pra mbetet e pamposhtur në të gjitha zgjedhjet e mbajtura deri më tani në Kosovë. Për mua ka qen dhe mbetet me rëndësi rezultati i LDK-së,e pak ka rëndësi ai individual. E dyta, nga të dhenat e deritanishme, jo përfundimtare,i kam diku afer 7000 vota. Po i presim rezultatet definitive, e tjerat janë veqse spekulime” ka thënë Beqiri.