Uncategorized

A ka Kryeministër rezervë koalicioni AAK-PSD nëse dorëhiqet sërish Haradinaj? Flet Shqipe Pantina!

09/30/2019 20:51
nga:Gazeta Blic

Kandidatja për deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e koalicionit AAK-PSD Shqipe Pantina, ka qenë e ftuar në emisionin “BlicZgjedhor” prodhim ky i “Gazeta Blic” ku është deklaruar lidhur me programin qeverisës të këtij koalicioni dhe disa çështje tjera.

Pantina ka thënë se një ndër prioritetet kryesore të këtij koalicioni është mbyllja e çështjes së dialogut me Serbinë. Por, sipas saj angazhim do të ketë edhe në temat tjera, që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve.

E pyetur nëse ka kryeministër rezervë koalicioni AAK-PSD në rast se siç ka deklaruar kandidati për të parin e shteti Ramush Haradinaj, se do të dorëhiqet sërish nga ky funksion nëse ftohet nga Gjykata Speciale, Pantia ka mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur me bindje se nuk do të ketë vazhdimësi të procesit.

Besoj se z. Haradinaj e ka dhënë dëshminë dhe ai është I bindur se nuk do të ketë vazhdimësi të këtij procesi. Mendoj se Gjykata Speciale që i dënon krimet e pretenduara të luftës në Kosovë nuk është nga më të drejtat. Ne kemi votuar kundër saj, megjithatë ajo tashmë është bërë dhe nuk mund të kundërshtohet.

Por, besoj që secili I ftuar në këtë gjykatë do të dëshmojë pafajësinë e tij ose të saj për luftën e drejtë të Kosovës dhe Kryeministri Haradinaj e ka dëshmuar këtë dy herë”, tha ajo, ndër të tjera.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë:

10/04/2019 19:48

Molliqaj për Shqipe Pantinën: Rrallë më ka ndodhur të takoj njeri më punëtor dhe të palodhshëm