BLIC.TV

A iu hakmorrë Fatmir Sejdiu- Isa Mustafës?!

06/12/2019 22:39
nga:Gazeta Blic

Ish- këshilltari i Isa Mustafës, Bajram Gecaj në dokumentarin “Expose” ka treguar nëse Fatmir Sejdiu po i hakmerret Isa Mustafës, siç ndodhi rastin me nëndegën, ku Bajram Gecaj nuk arriti të marrë votat për delegate.

“Nuk e di unë sa është i përfshirë Fatmir Sejdiu. Ai nuk ka marrë fare pjesë në këtë nëndegë sepse edhe herën e kaluar, por edhe tash e dërgojmë me aklamacion Fatmir Sejdiun për shkak të pozitave që ka pasur. Tash sa ka qenë e tij, apo e rivalëve të mi të degës, unë nuk e di. Është mirë t’i pyesni ata, megjithatë procesi ka shkuar në rregull kanë qenë 300 veta dhe mediat nuk e kapën këtë, sepse ka rritje të interest, po shihet që në sondazhet e fundit LDK po rritet dhe shpresa e këtij populli është që LDk të marr pushtetin dhe ta ndërroj këtë qeverisje të keqë që e kemi në vend”, tha ai, raporton Gazeta Blic.

I pyetur nëse mund të përsëritet Kuvendi i Karrigeve, i vitit 2006, duke marrë parasysh se para disa ditësh në një nëndegë pati rrahje ndërmjet delegatëve, ai tha se nuk beson që do të ketë më përsëritje të 2006-ës.

“Jo, unë nuk e besoj ka pasur përleshjë në nivelin më të ulët, në nivelin e nëndegës dhe nuk besoj se në Kuvend do të ketë probleme të tilla  dhe unë nuk jam marrë me nëndegën e Mitrovicës. Por ju e keni parë qëndrimi në LDK se askush nuk duhet të marrë pozicion më dhunë, tash ajo do të shqyrtohet në LDK. Kryesia do të marr vendimin për këtë, sigurisht do t`i thërras të gjitha palët e përfshira pra, do të sigurohet që kjo mos të ndodh më . Nuk duhet në asnjë parti e posaqërisht në LDK që pozitat të merren me dhunë dhe kjo nuk do të ndodh”, tha ai.

Ai tha se do të menaxhohet situata në zgjedhjet e degës në Mitrovicë.

“Unë besoj se Kryesia e degës në Mitrovicë duhet ta menaxhoj më mirë atë, posaçërisht tash që ka ndodhur ajo çfarë ka ndodhur që mos të ndodhin incidentet dhe këtë do ta bëjnë më Kryesinë Qendrore dhe ju siguroj se në Kuvendin Qendrorë të LDK nuk do të përsëritet Kuvendi i 2006”, tha ai.