BLIC.TV

A ishte më e suksesshme Beteja e Koshares apo ajo e Pashtrikut, kjo është përgjigjja e Xhafer Gashit

04/26/2019 23:39
nga:FL.B

zv. Komandanti i UÇK-së në Betejën e Koshares, Xhafer Gashi ka hedhur poshtë deklaratat e Ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti i cili konsideron që Beteja e Pashtrikut ka qenë më se suksesshme sesa ajo e Koshares, shkruan GazetaBlic.

Sipas Gashit, Beteja e Koshares ka pasur sukses të plotë pasi që thotë se synimi i tyre ka qenë të fusin nën kontroll pikat Dominante dhe të asgjësonin forcat serbe.

Beteja e Koshares ka qenë plotësisht e suksesshme sepse fillimi dhe synimi i parë ka qenë futja nën kontroll e pikave Dominante, asgjësimi i forcave që ishin në proporcion 306, nëse nuk gaboj afërsisht sipas informacioneve që ne i kemi pas, karshi forcave tona. Por, që kanë qenë 86 prap po e përsëris, me mbështetjen e artilerisë dhe logjistikës rreth 250-të, shumëfish janë shtuar forcat serbe më pastaj.

Fillimisht kena luftu me batalionin e 63-të kufitar, më pas kanë ardhur njësi të specializuara, kanë ardhur njësitë e parashutistëve, kanë ardhur njësitë elite që i ka pas, policinë ushtarake, diversantë pastaj kanë ardhur artileri përforcime, sisteme reaktorë nga vet forcat serbe që edhe sot e pranojnë në një dokumentar që po qarkullon.” – ka thënë Gashi për “BlicInterview”.

Deklaratat e Halitit një javë më parë i ka hedhur poshtë edhe Oficeri ushtarak i UÇK-së, Fadil Demiri.

Kur Demiri u pyet nëse qëndrojnë deklaratat e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti i cili pak kohë më parë kishte treguar se trupat e NATO-s i kanë gjetur me 12 Qershor në hyrje të Prizrenit, në kuadër të operacionit ”Shigjeta” të cilën njëkohësisht e konsideronte si më të suksesshme se sesa betejën e Koshares, ai deklaroi se në Prizren kanë arritur të vijnë, por shton se këtë nuk e kanë bërë me luftë, kjo pasi sipas tij, trupat serbe janë tërhequr vet nga kjo pjesë dhe se për këtë ka edhe dokumente.

“Në Prizren na kemi ardhur, por jo me luftë, në kuptimi, është bërë një përparim, jemi ndal, por mandej është punë ditësh kur ka filluar tërheqja e njësive serbe. Nuk është se është përparuar me lutë – jo. Kështu që ka edhe dokumente për këto,” – shtoi Demiri.

/ © GazetaBlic /

08/03/2019 18:01

Gashi zbulon ‘lojën brilante’ të Mustafës: Me një të rame, tri të vrame