Lajme

A ishin këto fjalë të Haki Abazit që quan në përplasjen fizike me Molliqajn?

09/12/2019 00:35
nga:Gazeta Blic

Një debat tepër i ashpër është zhvilluar në televizionin 7 mes Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit. Ky konflikt thuhet se përfundoi në rrahje mes të dyve, pas së cilës ka pasur shumë reagime publike.

Gjatë debatit, Molliqaj ka akuzuar për shumë gjëra kandidatin për deputet nga radhët e Vetëvendosjes që mban numrin 8.

Molliqaj në një pikë të emisionit i tha Abazit se “ai sheh ëndrra me mua” pas së cilës Abazi tha se “ty as gruaja jote nuk të sheh në ëndrra. Ke pasiguri e frustrime.”

Kandidati për deputet i PSD-së e ka mohuar se ka pasur rrahje me Abazin, edhe pse Vetëvendosje tashmë e ka dënuar ashpër rastin, shkruan Periskopi.

Sidoqoftë, sharjet e tyre vazhduan edhe për çështje tjera.