BLIC.TV

A flet me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin? – Kështu përgjigjet Milaim Zeka

06/07/2019 22:52
nga:A. R.

Deputeti Milaim Zeka në Blic Intervieë me Astrit Gashi, ka treguar se ai vazhdon që të flas me kryetarin e Nismës dhe zv.kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.

Mirëpo, ai tha se me të nuk flet ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Me Fatmirin flas ende, kurse Jakup Krasniqi nuk më flet”, ka thënë Zeka.

Ai ka shtuar se nuk ka probleme personale me asnjërin prej tyre, por që u shpreh se ka kërkuar nga Jakup Krasniqi që të përgjigjet në disa pyetje.

Thotë se ka kërkuar nga Krasniqi që të tregojë si ka arritur që të ndërtojë shtëpi aq luksoze, dhe si arriti që t’i punësojë nëpër institucione të gjithë familjarët e tij.

Intervista e plotë e Milaim Zekës dhënë për Blic Interview me Astrit Gashi: