BLIC.TV

A do të ketë koalicion mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së? – Kështu përgjigjet Rexhep Selimi

07/05/2019 22:35
nga:A. R.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, u shpreh se një koalicion ose bashkëpunim i mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Socialdemokrate, është në dorë të këtyre të fundit.

Në Blic Interview me Astrit Gashin, Selimi tha se të larguarit nga Vetëvendosje, e braktisën partinë në momentet më të rëndësishme dhe më të vështira, teksa ka thënë se është në dorë të tyre ta determinojnë nëse do të mund të kishte ndonjë bashkëpunim mes këtyre dy partive.

“Këtë nuk e përcaktojmë ne. Këtë e kanë përcaktuar ata që na braktisën në momentet më të rëndësishme, pse jo edhe në momentet shumë të vështira. Ata janë determinuesit e kësaj. Kjo është relative cfarë po kërkoni ju që po jepni”, ka thënë Selimi.

Selimi ka folur edhe për bashkëpunimin me PSD-së për rrëzimin e qeverisë Haradinaj, duke thënë se “ata para se të tundin letrën me emrat e 12 deputetëve, të punojnë që të vijë momenti që ata ta prekin pullën duke votuar pro rrëzimit të qeverisë”.

Deputeti i VV-së, ka folur edhe për bashkëpunimin e tyre me Lidhjen Demokratike të Kosovës.