Sporti

80 milionë euro s’mjaftojnë, City refuzon ofertën e Bayern

05/30/2019 19:33
nga:M K

Manchester City ka refuzuar ofertën 80 milionë euro të bërë nga Bayern Munich për Leroy Sane.

Kampionët e Gjermanisë e shikojnë 23-vjeçarin si pasardhësin e denjë të Robben ose Ribery, të cilët do të largohen këtë verë, dhe tani do të duhet të vendosin nëse do të bëjnë një ofertë më të lartë shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Sane nuk ka qenë një titullar i rregullt në sezonin e sapo mbyllur, por trajneri Pep Guardiola nuk do ta shesë. “Ne i kemi ofruar rinovimin e kontratës.

Duam që ai të qëndrojë”, ka thënë spanjolli pas finales së Kupës së Anglisë, që u fitua 6-0 nga City kundër Watford.

Gjithsesi, nëse Bayern do të bëjë një ofertë të pamundur për t’u refuzuar, nuk do të ishte një problem për City-n të gjente një zëvendësues për gjermanin, duke parë se ka në ekip disa lojtarë që mund të luajnë në pozicionin e tij, si Mahrez, Bernardo Silva dhe Raheem Sterling.

11/30/2019 14:01

Dy gola për tre minuta në takimin Newcastle – Manchester City, ndeshje e ‘zjarrtë’ në “St James Park”