Sporti

48 pasime, 2 minuta e 14 sekonda dhe gol; shijoni mrekullinë e Barçës në “Old Trafford”

04/11/2019 10:53
nga:M K

Zhbllokimi i shifrave (0-1) në “Old Trafford”, mbrëmjen e së mërkurës, përtej debatit apo polemikave mbi autorësinë e golit, erdhi pas një aksioni spektakolar, në të cilin morën pjesë të gjithë lojtarët e Barcelonës.

Ekipi i Valverde kreu gjithsej 48 pasime dhe shpenzoi 2 minuta e 14 sekonda për të konkluduar topin e nisur nga porta e vet dhe përfunduar me gol në portën e De Gea shkruan Telesport, përcjellë GazetaBlic.

Të dhënat janë publikuar nga “Sport”, duke iu referuar llogarisë në Twitter të Alexis Martín-Tamayo. Kjo është ajo, që ai ka nënvizuar: “Ka pasur 48 pasime mes të gjithë lojtarëve të Barcelonës, që kanë marrë pjesë në aksion.

Në këtë aksion kanë ndërhyrë me kontakte vetëm dy lojtarë të Manchester United, Smalling dhe Shaw. Dy minuta dhe 14 sekonda zgjati krejt kjo”.

Aksioni i golit, siç mund të shihet në foto-grafik, ka qenë një “shkelje” e krejt fushës nga Barcelona. Një rast, në të cilin skuadra katalanase ka treguar kontrollin absolut mbi topin dhe lëvizjen e tij. I vetmi dyshim ishte autori i golit.

UEFA më në fund ia dha këtë “të drejtë” mbrojtësit Luke Shaw. Pra, ishte autogol, kur meritonte të shënohej nga një lojtar i Barcelonës.

09/14/2019 23:09

Notat e futbollistëve: Barcelona – Valencia