Sporti

45 minutësh ‘shterpë’ në Ligën e Kampionëve, asnjë gol në katër ndeshje

11/28/2018 21:51
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh 45 minutat e para në ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.

Përveç dy takimeve të grupit C, në duelet tjera nuk është shënuar asnjë gol, shkruan GazetaBlic.

PSG po fiton ndaj Liverpoolit me rezultat 2-1, ku mysafirët golin e realizuan në minutën e fundit të kësaj pjese me anë të James Milner nga pika e bardhë.

Paraprakisht Bernat dhe Neymar shënuan për ‘parisienët’.

Napoli ndërkaq po avanson 2-0 kundër Crvena Zvezdas me golat e Marek Hamsik dhe Mertens.

Në përballjet tjera, Dortmund-Club Brugge, Porto-Schalke, PSV-Barcelona dhe Tottenham-Inter nuk është regjistruar asnjë gol i vetëm.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në fraksionin e dytë, derisa ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions