Lajme

4 ngjarjet e mëdha që e lidhin me 12 qershor aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bunjaku

06/12/2019 22:40
nga:A. R.

Që nga viti 1999, 12 qershori është ngulitur në historinë dhe zemrat e shqiptarëve të Kosovës, si dita ku u arrit përpjekja shekullore e çlirimit nga regjimi serb.

Teksa, për të gjithë ne kjo festë do të thotë shumë, për Naim Bunjakun, është shumë më e veçantë.

Djaloshi nga Vushtrria, 12 qershori përveç që shënon ditën e çlirimit, shënon edhe datëlindjen e tij.

Bunjaku, i lindur më 12 qershor, në ditën e ‘lindjes’ së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila u formua saktësisht në këtë datë, të vitit 2005.

Në ditën e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Naim Bunjaku, u anêtarsua në këtë lëvizje, duke i bërë kështu fiks 14 vjet si aktivist i kësaj partie.

12 qershori për Bunjakun është ditë dhe datë e veçantë, dhe vazhdon të mbetet e tillë.

 

12 Qershor ditëlindja ime
12 Qershor çlirimi i Kosovës
12 Qershor themelimi i VETËVENDOSJE!-s
12 Qershor antarësimi në VETËVENDOSJE!🇦🇱