Lajme

286 studentë kosovar të enjten do t’i nënshtrohen testit për BURSA të plota për bachelor dhe master – aplikimet vazhdojnë!

09/17/2019 13:00
nga:Gazeta Blic

Të enjten me 19 Shtator nga ora 12:00 do të mbahet Testi Vlerësues për BURSA të plota për 10 studentë në Prishtinë dhe Gjakovë që ofrohen nga Kolegji Universum në bashkëpunim me Albina Dyla Company.

Testi do të mbahet në Kampusin e Kolegjit Universum në Gjakovë dhe në Prishtinë. Bursat vlejnë për studime në programin Bachelor dhe Master. Aplikimet vazhdojnë https://bit.ly/2HuFzbg

Studentët do të përfitojnë FINANCIM të plotë të studimeve dhe PUNËSIM në “Albina Dyla Company” në Menaxhim të Shitjes, Menaxhim të Prodhimit, Menaxhim të Rrjeteve Sociale, Menaxhim të Burimeve Njerëzore dhe IT. Projekt ky i Kolegji Universum në bashkëpunim me Albina Dyla Company për ndërlidhje të Akademisë dhe Industrisë.

Regjistrohu këtu https://bit.ly/2HuFzbg për pjesëmarrje në test vlerësues. Fito BURSË të plotë studimi dhe PUNËSIM 100% të garantuar‼️. Pas testit do të organizohen intervistat për vlerësim të studentëve për bursa dhe punësim.

Linku i eventit https://www.facebook.com/events/479045072691488/

Për më shumë informata ndiqni Kolegjin Universum në facebook & instagram, apo kontaktoni në [email protected]

10/16/2019 12:21

Kolegji Universum lanson projektin për ndalimin e plagjiaturës dhe ngritjen e cilësisë në arsim, projekti financohet nga Ambasada Amerikane