Cult

23 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze

04/23/2019 11:50
nga:Natyra

23 prilli është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Angleze.

Anglishtja është gjuhë e përmasave botërore si dhe gjuha dominuese në Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Irlandë, Australi, Zelandën e Re e një numër vendesh tjera. Përgjithësisht përdoret si gjuhë e dytë dhe si gjuhë zyrtare në shumë shtete të botës.

Është gjuha që mësohet dhe kuptohet më së shumti në botë, shpesh e njohur me epitetin “gjuha e tregtisë, arsimit, shkencës dhe diplomacisë”.