Sporti

Tottenhemi shpreson në kualifikim, Liverpooli ‘ledhaton’ Europa Ligën, derisa Messi si Messi, çdo fjalë është e tepërt

11/28/2018 23:10
nga:M K

Kanë përfunduar para pak çastesh ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

PSG-ja ka mposhtur Liverpoolin 2-1 për ta rikthyer këtë të fundit në vendin e tretë në tabelën e klasifikimit në grupin e ‘ferrit’, derisa Napoli me barazim në javën e fundit në ‘Anfield’ i dërgon anglezët në Europa Ligë, shkruan GazetaBlic.

Napoli e ka kryer rutinën në përballjen ndaj Crvena Zvezdas me një ‘3-1’ solid dhe me pak angazhim, duke ruajtur energjitë për ndeshjen e fundjavës kundër Atalantës në Bergamo.

Interesant po bëhet edhe në grupin B, ku Tottenhemi ka barazuar pikët ndaj Interit, dhe me një fitore eventuale ndaj Barcelonës në Camp Nou, do të kualifikohet tutje, për t’i dërguar zikaltërit në garën e dytë për nga rëndësia në kontinentin e vjetër.

Barcelona fitoi si mysafire e PSV-s në Eindhoven të Holandës, ku sërish vie në pah magjia e ‘EL Mesiah. Fantazisti argjentinas, shënoi një gol që nga aty vështirë se mund edhe të pasosh, por Messi është Messi, dhe vjen nga një planet tjetër.

Katalunasit tashmë e kanë siguruar kualifikimin dhe ndeshjen e fundit kundër Tottenhemit do ta luajnë vetëm sa për prestigj, edhe pak për margjina të historisë, sepse momentalisht është e ‘pavlefshme’.

/GazetaBlic/

06/12/2019 21:47

Caktohet orari i ndeshjeve të fazës paraeliminatore në Champions