Sporti

Skuadra e famshme turke interesohet për yllin e Llapit

11/07/2019 18:54
nga:M K

Një tjetër futbollist i Llapit mund të transferohet drejt Evropës pas Mirlind Dakut e Festim Alidemës.

Bëhet fjalë për futbollistin Emir Umit, i cili këtë verë u transferua te skuadra e Llapit, por që po luan me ekipin e të rinjëve.

E përditshmja turk “Fanatik” ka raportuar se Umit është nën radarin e gjigantit turk Besiktas.

“Skautët e Beshiktashit kanë dhënë një raport pozitiv për futbollistin e Llapit të Kosovës, Emir Umit”, shkruan gazeta turke.

“Umit është 19 vjeçar dhe luan në rolin e qendërmbrojtësit. Është i gjatë 1.87 centimetra, është një futbollist shumë premtues që luan me dy këmbët”, vazhdon shkrimin “Fanatik”.

11/06/2019 14:42

“Ndizet” derbi në Suharekë, Ballkani barazon gjithçka ndaj Llapit