Sporti

Ramush Haradinaj: Të zhdukurit e luftës, plaga jonë më e madhe

08/30/2019 09:55
nga:M K

Ish-kryministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vazhduar edhe sot me takime të shumta me qytetarë, derisa ka shfrytëzuar rastin që në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, ta vizitojë obeliskun me emrat e personave, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook” ai ka thënë se të zhdukurit përbëjnë plagën më të madhe tash e dy dekada, përcjellë GazetaBlic.

Më poshtë postimi i tij i plotë i para pak çasteve:

Të zhdukurit e luftës janë plaga jonë më e madhe, që na përcjellë secilën ditë, tash e dy dekada. Sot, në nderim të tyre mora pjesë në ecjen solidarizuese dhe bëra homazhe te Obelisku i të pagjeturve të luftës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve. Është obligim i yni shtetëror që të punojmë përditë, pa u ndalur, që ta zbardhim fatin e tyre. Kosova nuk harron!

RH

/GazetaBlic/

11/14/2019 09:20

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtyllë historike për identitetin shqiptar