Lajme

Haradinaj përkujton ushtarët britanikë që humbën jetën në Kosovë

11/10/2019 09:38
nga:B. D

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka përkujtuar ushtarët britanik që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë, shkruan GazetaBlic.

Ai ka thënë se liria e vendit tonë erdhi nga sakrifica dhe flijimi i shumë civilëve dhe ushtarëve, ku pjesë e kësaj ishin edhe aleatët dhe miqtë që e përkrahën Kosovën edhe në kohën e luftës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë shërbimit me forcat e NATO-s në Kosovë.

Liria e popullit tonë, është ndërtuar në themelet e sakrificës dhe flijimit. Në këtë rrugëtim, miqtë dhe aleatët tanë ishin përkrah nesh.

Kosova përherë do të nderoj sakrificën deri në flijim, për liri e demokraci!

RH

Sot, me respektin e përjetshëm, përkujtojmë 14-të anëtarët e Forcave të Armatosura Britanike, që humbën jetën gjatë…

Publiée par Ramush Haradinaj sur Dimanche 10 novembre 2019

12/08/2019 10:23

Haradinaj thërret konferencë për media