Sporti

​Manchester City përjashtohet nga Liga e Kampionëve?

06/12/2019 13:14
nga:Lorik J

Manchester City është duke u rrezikuar ende që të suspendohet nga Liga e Kampionëve për sezonin e ri edhe pse janë ankuar ndaj UEFA-s.

Kampioni i Ligës Premier është ankuar në Gjykatën Sportive të Arbitrazhit (CAS), pasi që shtëpia e futbollit evropian ka dërguar një deklaratë se ata e meritojnë një vit suspendim nga gara.

Manchester City ishte hetuar për disa muaj radhazi nga UEFA për të ardhura të dyshimta të klubit, andaj ka kërkuar që të suspendohet nga liga elitare evropaine për klube për sezonin e ri.

Por, SunSport raporton se CAS ka konfirmuar se Manchester City nuk mund ta ndalojë hetimin e UEFA-së dhe se ata kanë të drejtën t’i ofrojnë dëshmitë e tyre.

Pesë zyrtarë nga shtëpia e futbollit evropian tashmë kanë dorëzuar provat e tyre për të ardhura të dyshimta të Citizens në klub, andaj Gjykata e Arbitrazhit pritet të vendos në javët e ardhshme.

CAS ka njoftuar ditë më parë se ka pranuar ankesën e Manchester Cityt, mirëpo që tani do t’i ballafaqojnë dëshmitë e të dyja palëve, në mënyrë që të merret vendimi.