Lajme

​Haradinaj: Pavarësisht orientimit politik bashkëpunimi me Shqipërinë, i frytshëm

05/06/2019 10:01
nga:FL.B

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim një delegacion të partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, Agron Duka, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule.

Sipas komunikatës për media nga zyra për informim e kryeministrit, Haradinaj i njoftoi ata për progresin që ka bërë vendi në fusha të rëndësishme dhe jetike për qytetarët e Kosovës.

Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm, pavarësisht orientimeve partiake. U jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka dhënë për Kosovën në çdo etapë të zhvillimit të saj”, tha kryeministri Haradinaj dhe shtoi se tani është me rëndësi bashkërendimi i aktiviteteve të përbashkëta që forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet tona.

Ndërkaq, delegacioni i partive opozitare nga Republika e Shqipërisë të kryesuar nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane e falënderuan kryeministrin Haradinaj për mikpritjen e sotme, duke shtuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë përkrahëse e fuqishme e shtetit të Kosovës.

08/09/2019 13:33

EKSKLUZIVE || Edi Rama merr “mision” formimin e Qeverisë së Kosovës pa zgjedhje: Takime “sekrete” me Hashim Thaçin