Sporti

​Garcia njofton largimin nga Marseille

05/22/2019 23:23
nga:Lorik J

Olympique Marseille do të mbetet pa trajner pas përfundimit të stinorit, pasi Rudi Garcia ka njoftuar për largimin e tij.

Rudi Garcia nuk është më trajner i Marseille. Pas një sezoni të dobët dhe me shumë probleme, ku gjiganti francez mbeti jashtë garave evropiane, ka shtyrë trajnerin të largohet.

Ish-trajneri i Romës, ka dalë në një konferencë për media ku ka treguar edhe për vendimin e tij për t’u larguar nga Marseille, pas mbylljes së sezonit, ku ka mbetur edhe një xhiro për t’u luajtur.

“Vendosa që të largohem. Fola me presidentin dhe ai e pranoi këtë kërkesë timen”, theksoi Garcia.

“Nëse do të bazohesha në vendosmërinë që kam si trajner do të qëndroja, por logjika dhe arsyetimi më thotë që është më mirë që të ndahemi tani”. Nën drejtimin e Garcias, Marseille një vit më parë luajti në finalen e Ligës së Evropës, por ishte mposhtur nga Atletico Madridi me rezultat 0-3.