Lajme

​Facebook ndalon mbështetjen ndaj supremacizmit të bardhë

03/27/2019 20:30
nga:A. R.

Gjiganti amerikan i rrjeteve sociale Facebook njoftoi sot ndalimin në platformën e tij javën që vjen të çdo apologjie apo mbështetje ndaj tezave supremaciste të bardha si dhe ato që mbështesin segregacionin e racave në shtete të ndryshme.

“Këto koncepte janë thellësisht të lidhura me organizata që promovojnë urrejtjen”, theksoi Facebook në një komunikatë.

Kjo deklaratë vjen 12 ditë pas atentateve në dy xhami të Kristçërçit, në Zelandën e Re, autori i të cilave kishte shpërndarë imazhe drejtpërdrejtë në Facebook.

06/16/2019 07:57

Facebook-u do t’iu paguajë nëse e lejoni që t’iu kontrollojë të dhënat tuaja personale