Lajme

​Deputetët norvegjezë kandiduan Trumpin për Çmimin Nobel për Paqe

06/13/2018 22:09
nga:D.I

Dy deputetë norvegjezë e kandiduan presidentin amerikan, Donald Trump, për Çmimin Nobel për Paqe.

Veprimi i tyre vie pas takimit të mbajtur në Singapor mes presidentit të SHBA-së, Donal Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Anëtarët e Partisë Progresiste Populiste norvegjeze, Kristian Tibring-Gedda dhe Per-Vili Amundsen, i thanë agjencisë norvegjeze të lajmeve NTB, se “Tramp ka bërë një hap të madh dhe të rëndësishëm drejt çarmatimit, paqes dhe pajtimit midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut”.